Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Back to Search View Original Cite This Article

Abstract

<jats:p>Musa Ramadani është autor i respektuar në letër- sinë shqipe, i cili prej më se gjysmë shekulli është i pranishëm me krijimtarinë e tij te lexuesi dhe kritika letrare, e cila ka studiuar aspekte të ndryshme të krijimtarisë së tij. Arsye tjetër për këtë punim është veçantia dhe komplek- siteti i këtij opusi, si për nga rrëfimi ashtu edhe për nga temat dhe struktura e veprave të tij, ku trajtohen ide dhe tema të rëndësishme për kulturën dhe traditën shqiptare. Musa Ramadani është një ndër shkrimtarët më të veçantë në letërsinë shqipe i cili “luan” në masë të madhe me kohën në krijimtarinë e tij në prozë. Ai rrëfen për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe kapërcimi nga njëra kohë në tjetrën vjen krejt natyrshëm. Shkrimtari temat i merr nga realiteti për t’i trajtuar në një frymë të re ku imagjinarja dhe realiteti nuk kanë kufij, ndërsa fusha të ndryshme të artit, siç janë muzika, piktura ndërveprojnë na- tyrshëm në vepër. Temat mbizotëruese në prozën e Ramadanit janë vetmia, dashuria, vde- kja, ndërsa lëvizja e pozitave të narratorit dhe rrëfimi brenda rrëfimit janë tiparet dalluese të prozës së tij.</jats:p>

Show More

Keywords

për është temat janë musa

Related Articles


Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 76
PORE

About

Connect