Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>"Ansambli folklorik autokton “Rugova” është një simbol artistik i kësaj krahine dhe institucion i rrallë etnokulturor kombëtar që për 74 vjet e popullarizoi edhe lahutën e lahutarët në viset tona, në Evropë e jashtë saj. Prandaj, në këtë punim shkurtimisht paraqes një pasqyrë të lahutarëve të krahinës së Rugovës, që nga fillimi i themelimit të AFA “Ru- gova” e deri te brezi i sotëm i këtij fillimshekulli. Këtë pasqyrë do ta paraqes duke përshkruar e duke dhënë hollësi të shumta nga puna ime në projektin kërkimor “Epika legjendare e Rugovës” (1979-1988). Krahina e Rugovës, pas Luftës së Dytë Botërore, kishte rreth 100 lahutarë dhe shumë nga ta ishin ose janë edhe sot anëtarë të AFA“Rugova”. Unë punova me 45 lahutarë ru- govas. Kur e fillova projektin “Epika legjendare e Rugovës”, më 1979, ishin të mbledhura, nga të tjerët, nga viti 1937, rreth 20 mijë vargje të kreshnikëve, ndërsa kur e përfundova më 1988, shuma e vargjeve të incizuara e të mbledhura u shtua edhe me mbi 100 mijë vargje të tjera të rreth 300 këngëve dhe të mbi 40 njësive në prozë, në 15 vëllime. Përveç repertorit lirik dhe epik historik, këta lahutarë kishin shumë vargje këngësh të kreshnikëve, sa një e katërta e sasisë së vargjeve të fondit kombëtar, me rreth 400 mijë vargje. Kjo ishte sasia më e madhe e mbledhur në një krahinë etnogjeografike shqiptare, nga koha e G. Majerit e këndej (1987). Me Projektin vijues, E5, në Ballkan (2012-2016), ku bën pjesë edhe Rugova, janë mbledhur edhe rreth 100 mijë vargje të kreshnikëve dhe tash fondi kombëtar ka rreth 600 mijë vargje."</jats:p>