Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>"Kultura tradicionale shqiptare u bë objekt i kёr- kimeve etnofolklorike për shumë udhëpërshkrues, misionarë, studiues, shkrim- tarë, antropologë e konsuj të ndryshëm që qëndruan gjatë shekullit XIX në Ballkan. Shkrimet e botuara të këtyre misionarëve dhe personaliteteve të kulturave të huaja për historinë e kulturën shqiptare nё atё kohё, qofshin nё gjuhёn angleze, qofshin në gjermane apo frënge, u bënë bazë pёr fillimin e ngritjes sё albanologjisё, jo vetёm nё aspektin gjuhësor e historik, por edhe nё atё tё kulturёs tradicionale. Nё kёtё punim do tё trajtohet kontributi i dy albanologёve tё huaj, ai i mjekut dhe filologut gjerman Karl Heinrich Theodor Reinhold me botimin “Noctes pelasgicae” botuar nё vitin 1855, nё Athinё dhe ai i konsullit francez August Dozon, me botimin “Manuel de la Langue Chkipe ou Albanaise” botuar në vitin 1879, nё Paris. Qëllim i risjelljes së këtyre dy botimeve alba- nologjike në fokus trajtimi është se, ato pos që kanë në radhë të parë të përbashkët analizën në aspektin filologjik, konkretisht të dialektit jugor të shqipes, njëkohësisht përmbajnë edhe materiale empirike të kulturës tradicio- nale, nga të cilat mëtojmë tё shkoqisim disa nga ato krijime gojore që bartin vlera përmbajtësore për folkloristikën shqiptare, si dhe cili është trajtimi që u është bërë këtyre krijimeve nga këndvështrimi i tjetrit, qofshin nganjëherë edhe të nxituar me konkludimet që sjellin mbi bazën e një materiali të kufizuar empirik, sidomos pёr atё kohё dhe hapësirё tё caktuar ku janë mbledhur ato njësi folklorike."</jats:p>