Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>Mediat kanë mundësuar përhapjen e gjerë të narrativave anti-gjinore në hapësirën mediatike, duke kontribuar kështu në futjen dhe përhapjen e dezinformimit gjinor gjatë raportimit mbi ngjarjet që lidhen me Projektligjin për Barazinë Gjinore dhe ndryshimet në Ligjin për Regjistrin Civil. Këtë e tregon analiza “Barazia gjinore në një kohë dezinformimi gjinor”, e përgatitur nga Instituti i Studimeve të Komunikimit (IKS), që mbulon periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti. Analiza përfshinte raportime lajmesh mbi ngjarjet që lidhen me Paradën e Krenarisë (Skopje Pride 2023) dhe protestën e organizuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase (MOC) dhe organizata të tjera konservatore dhe fetare, e cila u zhvillua në qershor. U analizuan më shumë se 1,000 raportime online dhe 7,000 komente ndaj raportimeve të lajmeve të postuara në Facebook.</jats:p>