Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>Figura shumëdimensionale e Zef Skiro Di Maxhos (Giuseppe Schirò Di Maggio) përfaqëson një ndër zërat më të rëndësishëm të kulturës arbëreshe bashkëkohore. Kjo kumtesë synon të analizojë profilin e tij krijues ndërmjet tri fushave kryesore: gjuhës, letërsisë dhe teatrit, duke nxjerrë në pah mënyrën sesi ai ndërthur trashëgiminë kulturore të arbëreshëve me ndjeshmëritë estetike dhe temat e epokës moderne. Përmes një vepre të gjerë poetike, dramatike, përkthimore e publicistike, Di Maxho ka kontribuar në gjallërimin e gjuhës arbëreshe, në ruajtjen e identitetit kulturor dhe në afirmimin e një letërsie që komunikon njëkohësisht me rrënjën dhe me bashkëkohësinë. Krijimtaria e tij përfaqëson një model të dialogut ndërkulturor, ku gjuha dhe arti bëhen mjet për mbijetesë, vetëdije dhe komunikim të gjallë me botën.</jats:p>